Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Aksident me vdekje në Has, 35 vjeçari hidhet nga dera e kamionit pasi nuk i punonin frenat, ndërron jetë në vend

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Has, ku një 35 vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se Sabah Jupa dyshohet të jetë hedhur nga dera e kamionit që po drejtonte në momentin kur ka kuptuar se sistemi i frenave nuk funksiononte, por fatkeqësisht nuk ka arritur tí shpëtojë plagëve të marra.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Më shumë