Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në segmentin Korçë-Pogradec, pranë fshatiti Zvirinë, ku një drejtues i një motomjeti është përplasur me një makinë dhe ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht, nga përplasja ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 73-vjeçari me inicialet P,V ndërsa pasagjerët në makinë nuk janë lënduar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërkohë po kryhen veprimet proceduriale për drejtuesin me makinës, shtetasin 51-vjeçar me inicialet V.XH.
Njoftimi i Policisë
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.