Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën 40-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Cërrik-Belsh në fshatin Shalës.

Një makinë është përplasur me një motor, dhe për pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçar.

"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje", njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese