
Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.
Dy automjete janë përplasur ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona që ndodheshin në dy makinat.
Automjeti që drejtohej nga një 67-vjeçar është përplasur me automjetin që drejtohej nga një 39-vjeçar. Nga përplasja janë plagosur shoferi 67-vjeçari, dhe 4 pasagjerë të cilët po udhëtoni me të. E plagosur ka mbetur dhe një vajzë 11-vjeçare që ndodhej në automjetin me të cilin po lëvizte 39-vjeçari.
Të palgosurit janë dërguar për trajtimin mjekësor në spital, raportohet nga policia se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policise:
Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.