
Një aksident masiv ka ndodhur pak më parë te mbikalimi i Kamzës, ku 4 makinë janë përplasur keq.
Në aksident është përfshirë një kamion, i cili është përmbysur, një makinë luksoze e kuqe dhe dy makina të tjera me dëme të vogla.
Raportohet se si pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije.
Siç shihet edhe nga fotot, makina luksoze është bërë copë nga përplasja e fortë, por fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë nga automjeti para se ai të ndahet më dysh.
Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.