Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së 100 makinave në Kinë, njofton kanali shtetëror CGTN.
Përplasja ndodhi rreth orës 8 (lokale) mëngjesin e së shtunës në autostradat Sinan-Jianhe dhe Jiangkou-Weng’an, në krahinën jugperëndimore të Guizhou të vendit.
Videoja nga vendi i ngjarjes tregon qindra makina dhe një autobus të vendosur mbi njëri-tjetrin.
Shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë. Ndërsa 10 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.