Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Aksident masiv në Pogradec: Polici ndalon furgonin për kontroll, përplaset nga makina tjetër, 3 të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

544b1083b7d43220ec74b1886bfd692b

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident masiv në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Aksidenti ka ndodhur te “Tuneli panoramik” ku një efektiv i policisë kishte ndaluar në furgon, për kontroll të dokumenteve. Në këtë moment një tjetër makinë tip “Ford” vjen me shpejtësi dhe përplaset me furgonin në pjesën e pasme.

Për shkak të zhvendosjes nga goditja, efektivi i policisë është përplasur nga furgoni por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe një automjet tjetër është përfshirë në këtë aksident. Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e qytetit, fatmirësisht jashtë rrezikut.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, ora 19:30, në dalje të “Tunelit Panoramik”, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I.R., rreth 60 vjeç, banues në Pogradec, ka përplasur një mjet tip furgon, i cili ishte ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi I. R., pasagjeri i këtij mjeti shtetasi L. R., 55 vjeç, banues në Pogradec, si edhe punonjësi i Policisë Rrugore A. I., të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë

spot_img