Një aksident masiv ka ndodhur rreth një orë më parë në dalje të Librazhdit.
Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paditura.
Si pasojë raportohet se ka mbetur i plagosur shoferi i makinës tip 'Benz', emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll