Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Peshkopi-Maqellarë, 2 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i trefishtë në aksin Peshkopi-Maqellarë, 2 të

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Drejtuesi i një automjeti "Land Rover" ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete të tjera.

Sipas policisë shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Me datë 17.12.2023, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese