Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Librazhd-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 10 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një furgoni pasagjerësh më një autoveturë.
Përplasja ka ndodhur te vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”. Të përfshirë në aksident janë furgoni me targa “AA 297 UO” dhe autovetura me targa “DR 3997 F”.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.