Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrotull në Ishëm, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 7 vjeçare.
Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’, Rexhep Dama 24 vjeç, ka përplasur të miturën me iniciale A.H, e cila nuk ka arritur t’u rezistojë plagëve të marra.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur arrestumin e drejtuesit të mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.