Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë pas mesnate në Pogradec, përplasen dy të rinjtë, një ndërron jetë në spital (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 32 vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Pogradec, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Korçë-Pogradec.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shoferin e mjetit tip Mercedes Benz, Enea Yzellari 27 vjeç, pasi është përfshirë në aksident me mjetin tip Ford, me të cilin udhëtonte 32 vjeçari Delor Latifllari. Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll