Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Aksident i rëndë në Tiranë, makina “fluturon” në ajër vajzën te 21-shi, dërgohet me urgjencë te Ushtaraku (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, ku për pasojë është plagosur rëndë një vajzë e re.

E reja ka qenë duke kaluar te vijat e bardha, kur është përplasur nga makina. Gjendja e saj raportohet se është e rëndë. Siç shihet nga pamjet vajza ka qëndruar në mes të rrugës për disa minuta, dhe më pas ambulanca e ka dërguar me urgjencë në spital.

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, ndërsa shoferi i mjetit nuk është larguar por ka qëndruar në vendin ku përplasi të renë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img