Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, “Benzi” përplas çiftin e të rinjve në trotuar

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele pranë Kryeministrisë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” i cili po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një çift të rinjsh. Në automjet ndodheshin dy djem.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Raportohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi duke ardhur nga kryqëzimi i RTSH dhe ka përplasur dy persona të rinjë në trotuar. Mësohet se vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën teksa ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese