Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, makina përplas dy fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Tepelenë, makina përplas dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku një makinë ka përplasur dy fëmijë.

Bëhet me dije se në rrugën "Bilbilenjtë", në lagjen "Mustafa Matohiti", Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në rrugën "Bilbilenjtë", në lagjen "Mustafa Matohiti", Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu