Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, një makinë përfundon në karburant, ka të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur mengjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, si pasojë e një aksidenti rrugor. Një mjet që është përfshirë në aksident, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ka përfunduar në një pikë karburanti.

Dy të rinj që udhëtonin me mjetin e aksidentuar kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre raportohet se është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në automjetin tip “Volkswagen” udhëtonin dy të rinjtë Dajan Nikolli drejtues dhe Adrian Paloka pasagjer, respektivisht 20 dhe 17 vjeç.

Siç shihet dhe nga foto e mëposhtme, nga vendngjarja, makina ku udhëtonin dy të rinjtë është shkatërruar e gjitha si pasojë e përplasjes së fortë. Kalimtarë të rastit dhe Policia ndodhen në vendin e aksidentit. Të plagosurit janë dërguar me dy autoambulanca në spital.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu