Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Aksident i rëndë në Shkodër, vdesin 2 gra, 4 të tjerë të plagosur (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë  ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër- Bushat, ku kanë humbur jetën 2 persona, e ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se viktimat janë dy gra rreth moshës 40-45 vjeç, identiteti i së cilave nuk bëhet i ditur ende. Ndërkohë raportohet se mjeti tip Mitshubish ka goditur në pjesën e pasme automjetin tip Audi, ku dhe po udhëtonin dy viktimat. Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia  e madhe e automjetit tip Mitsubishi.

Të plagosur kanë mbetur Lutfi Kabaçi, 55 vjeç; Emanuel Përjaku, 23 vjeç; Jak Përjaku, 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeç; Pjetër Zefi, 66 vjeç dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img