Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën 51 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën 51

Një 51-vjeçar ka humbur jetës për shkak të një aksidenti rrugor që u regjistrua këtë mbrëmje në Sarandë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në aksin Çukë-Fanar, kur një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet.

"Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese