Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, tek vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, një i ri 23-vjeçar nga Tirana.
Automjeti ‘Hyndai’ drejtuar nga 23 vjeçari, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
I riu po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.
Sondazh
Poll