Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas fëmijën e mitur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një makinë tip “Huyndai”ka përplasur një fëmijjë 11 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, ndërkohë që i mituri J.H është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku dnodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit, F.C, 45 vjeç dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu