Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Poçem, raportohen të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Poçem.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjerën, dhe për pasojë të lënduar kanë mbetur shtatë persona, ku 4 prej tyre janë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi autostradë, te Autogrill 24. Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe fatmirësisht nodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit." njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese