Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Përrenjas, 3 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Përrenjas.

Janë përplasur dy automjete  me  njëra-tjetrën dhe kanë mbetur të plagosur, 3 persona. Mes tyre ka qenë një fëmijë.

Drejtuesi i atomjetit Toyota “Yaris”, Amares Zharri 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami. Zharri ka qenë duke udhëtuar bashkë me djalin e tij 4-vjeçar.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.