Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga një aksident mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot –Lezhë.
Dy automjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur Ura e Milotit. Një prej makinave është tip “Ford Focus”.
Dy prejt të plagosurve janë dërguar në Tiranë ndërsa një tjetër drejt spitalit të Lezhës. Përplasja ka qenë e fortë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë të plagosurit nga makinat.