Një akident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Memaliaj.
Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Adem Hada 68-vjeç.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Memaliaj/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.