Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Aksident i rëndë në Lushnje, përplasen 2 ‘Benz-a’, VDES shoferi dhe pasagjerja

Lajme të ngjashëm

Një aksident me vdekje të dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në aksion Fier-Lushnje.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë përplasur dy automjtete tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi, 64-vjeçari I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Njoftimi i plotë:

Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në  fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më shumë