Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot.
Bëhet me dije se një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.
Këmbësorja që u përplas nga mjeti është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihet sesi paraqitet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.