Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal, dy pasagjerë dërgohen me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Kukës, autobusi del nga rruga dhe

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të dielë në Kukës, ku një autobus ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Mësohet se si shkak i aksidentit dy pasagjerë janë plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë shkak humbja e kontrollit nga ana e shoferit G.D, 58 vjeç, i cili është vënë nën hetim.

Njoftimi i policisë

Nga shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin G. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin autobus, tip “Benz”, 58-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtesën metalike dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, janë dëmtuar lehtë pasagjerët, shtetasit E. H., 36  vjeçe, banuese në Metvegjë, Serbi dhe L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll