Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Aksident i rëndë në Kukës, 67 vjeçari përplaset nga makina dhe dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 67 vjeçar me iniciale B.P është goditur nga një automjet.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit S.Gj dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin  B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë

spot_img
spot_img