Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, i riu humb kontrollin e makinës, 3 të plagosur, në gjendje të rëndë një 14-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Krujë, i riu humb kontrollin e

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 të kësaj të diele ku një automjetin me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

 Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.