Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Kroaci, makina përplaset me kamionin, plagosen 4 shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në Kroaci. Një makinë nën drejtimin e një 22-vjeçari shqiptar është përplasur me një kamion.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 persona, midis tyre katër shqiptarë. Mediat kroate bëjnë me dije se të plagosurit janë drejtuesi shqiptar i mjetit tip “Volkswagen Caddy”, katër pasagjerët që ndodheshin në mjet ( 3 shqiptarë dhe një shtetas nga Nepali) dhe shoferi i kamionit, me origjinë boshnjake.

Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Spitalore në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës, ku po marrin ndohmë mjekësore.

Sipas mediave kroate, 22-vjeçari shqiptar që drejtonte makinen  tip Volkswagen ka hyrë në korsinë e kundërt në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crnec Dugoselski, i ka prerë rrugë një kamioni me ngarkesë. Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë, për rrjedhojë kamioni që drejtohej nga 41 vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese