Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E rëndë në Kosovë/ Treni me udhëtarë përplaset me minibusin, humbin jetën dy persona

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë orëve të natës në Kosovë. Një tren udhëtarësh ka përlasur një minibus në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën policia dhe ambulanca, ku dërguan personat e plagosur në spitalin rajonal të Pejës, por fatkeqësisht dy prej tyre ndërruan jetë në spital.

Mediat kosoavre raportojnë nga aksidenti kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh nga fshati Ballaboq i Deçanit, Fahri dhe Vlora Gjocaj.

Dy viktimat kishin marrë plagë të rënda nga aksidenti që ndodhi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës e të cilave dhe nuk mundën t’i mbijetonin. Ata ndëruan jetë në Spitalin e Pejës.

Çifti që humbi jetën në aksident

Aksidentin e ka konfirmuar edhe kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Mirsim Beqiri, i cili ka ndarë dhe disa foto.

Pamje nga aksidenti në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës në Kosovë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese