Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi Kerjol Dervishaj, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar Adriatik Grishtën rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec.

55-vjeçari është nisur për në spital, por për shkak të plagëve të rënda të marra ka ndërruar jetë rrugës.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll