Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, në vendin e njohur “Tre fushat”. Paraprakisht mësohet se një 30-vjeçar i cili po lëvizte me motor është përplasur me shtyllën e tensionit dhe si pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.