Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 61-vjeçari shqiptar në Greqi.
Aksidenti me pasojë vdekje ndodhi mbrëmë (2 dhjetor) pak kilometra jashtë qytetit të Kavallës, kur makina me të cilën po udhëtonte 61-vjeçari (pasagjer) për arsye ende të panjohura doli nga rruga dhe ra në një kanal.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 61-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i makinës, gjithashtu me origjinë shqiptare, 33 vjeç.
33-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia greke po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll