Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Laç, përplasen tre makina, ndërron jetë një person

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksindet i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë-Laç, me pasojë vdekjen.

Në aksident janë përfshirë tre makina. Në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip "Toyota", është përplasur me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip "Ford",  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar dy persona. Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip "Toyota", është përplasur me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip "Ford",  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

8d364584-ee3e-4cd6-88d0-edf18ccdb8b9-640x853.jpg62bb978e-951d-440a-bd5e-c9eed97b4d6f-640x853.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.