Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën efektivi i Policisë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën efektivi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se aksidenti i rëndë është regjistruar rreth orës 21:35 në  aksin rrugor “Patos-Fier”, ku automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba,58 vjeç,  punonjës policie në Patos, është përplasur me autmjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me ininciale G.H, 27 vjeç.

Fatkeqësisht si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën efektivi i policisë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll