Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “nënkalimi i trenit” në Xibrakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas, Astrit Çota, banues në Librazhd. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
LEXO EDHE: Rëndohet bilanci i aksidentit të trefishtë në Tepelenë, humbin jetën 4 persona
Sondazh
Poll