Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, përplaset makina me autobusin, pesë të plagosur (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan- Bradashesh

Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se në aksidentë është përfshirë një automjet tip ‘volksëagen kabriole’ e cila është përplasur me një autobuz pasagjeresh.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona të cilët janë transportuar për në spital të Elbasanit. Si dhe janë dërguar për kontroll mjeksor edhe 4 pasagjer të autobusit.

Në vendngjarje janë sherbimet e Policise dhe të urgjencës së spitalit.

Policia  ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahët e lëvizjes.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volksëagen”,  është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen”  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D.,   ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen  e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

Screenshot_16.pngScreenshot_17.pngScreenshot_18.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu