Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, mjeti përfundon brenda lokalit me klientë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Elbasan, mjeti përfundon brenda lokalit

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qendër të qytetit, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” ka mbetur i plagosur një shtetas.

Mësohet se një prej mjeteve të aksidentuara pas përplasjes ka përfunduar brenda ambienteve të një lokali, duke rrezikuar kështu edhe jetën e klientëve.

I plagosur është transportuar në spital, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese