Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e “Don Boskos”.
Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Nga përplasja një nga automjetet është dëmtuar rëndë, ndërsa i lënduari është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri tani ende nuk dihen rethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur aksidentin.