Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
21 °
E premte, 7 Tetor, 2022

Aksident i rëndë në Divjakë, “Audi” fluturon nga rruga dhe përfundon në pyll, humb jetën 19-vjeçarja dhe plagosen rëndë 2 të tjerë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë. Sipas informacioneve për mediat, një makinë tip “Audi a4”, ka dalë nga rruga duke përfunduar në pyll, ku është përplasur me një pishë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona dhe ka humbur jetën 19-vjeçarja Elsa Meçi, banuese në Zharrnec.

Mësohet se viktima ndodhet akoma brenda në mjet, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe zjarrfikësja për ta nxjerrë.

Personat e plagosur janë shoferi 25-vjeçar Vilson Hoxha dhe pasagjeri Daniel Doda 23-vjeç. Viktima ishte e fejuara e Vilson Hoxhës.

Njoftimi:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img