Aksident i rëndë në Burrel, plagosen 5 persona (PAMJE NGA VENDI I NGJARJES)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 01-06-2020 Aksident i rëndë në Burrel, plagosen 5 persona (PAMJE NGA VENDI I NGJARJES) Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e stome në aksin rrugor Burrel-Klos.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa AA 460  CU dhe AA 208 AI, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur djetuesit e dy mjeteve dhe tre pasgjerë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndodhur një aksident rrugor, duke shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë përfshirë në aksident automjetet me targa AA 460  CU dhe AA 208 AI, dhe si pasojë janë dëmtuar  drejtuesit e mjeteve shtetasi H. K.,  dhe shtetasja B.H,  si dhe 3 pasagjer,  të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

wwww.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098340511322021
array(1) { ["section"]=> string(79) "aksident-i-rende-ne-burrel-plagosen-5-persona-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes-208638" }