Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 7 persona mbeten të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Burrel-Lisë. Një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet dhe për pasojë shtatë persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet që së shpejti të bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu