Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Bathore, plagosen 3 fëmijë (Pamje)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Bathore, plagosen 3 fëmijë (Pamje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premtje në Kamez, ku janë plagosur katër fëmijë. Në një video të shpërndarë nga JOQ, një makinë tip “VW Polo”  me drejtues shtetasen me iniciale L.L është përplasur me një makinë tip “ Ford” me drejtues shtetasin me inicialet G.D, ku nga pamjet duket se aksidenti ka qenë i rëndë.  Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Bathore, ku të plagosur kanë mbetur 3 fëmijë. Ata janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim nga mjekut dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i Policisë Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit Marrë nga © credits instagram.com/joqalbania
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese