Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i RËNDË në autostradën Tiranë-Durrës, përplaset për VDEKJE burri që po kalonte rrugën (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, ku ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve për mediat, një burrë ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë.

Përplasja ka qenë e rëndë burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë në vend.

Shoferi që e ka përplasur nuk është larguar nga vendngjarja, por ka pritur ambulancën, e cila është vonuar për disa minuta.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

pamje.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.