Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën 60-vjeçarja

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku si pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë dy mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjerja e cila udhëtonte në njërin nga këto mjete shtetasja, SH.Ç.

Menjëhere uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shoqërimin e dy drejtuesve të mjeteve për në ambientet e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njofimi I plotë:

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.