Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy makina, 1 i vdekur (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen
Foto nga Aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Piraj.

Mësohet se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Marku,  trupi i të cilit ka mbetur në makinë për shkak të deformimit të dyerve dhe po punohet për nxjerrjen e tij.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia po heton në vendngjarje për t’i zbardhur ato.

Informacion paraprak i Policisë:

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur " Piraj", automjeti me drejtues M.N. është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën Drejtuesi i mjetit shtetasi N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jeten

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll