Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 2 fëmijë, që udhëtonin në mjetin tip “Benz” që vinte nga Shkodra.
Mësohet se përplasja ka qenë aq e fortë sa njëri prej tyre ka dalë nga rruga. Fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.