Një aksident i rëndë ka ndodhur aksin Lezhë-Shkodër.
Sipas infoormacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajccit dhe si pasojë ka humbur jetën një 73-vjeçar, ndërkohë tre persona të tjerë janë plagosur.
Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti ka dalë nga rruga, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.