Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Aksident i rëndë në aksin Fier-Ballsh, humb jetën 16 vjeçari

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Ballsh, në vendin që njihet si “Ura e Ballshit”, ku një makinë tip “Ford” ka përplasur një motorr.

Raportohet se ka humbur jetën një 16 vjeçar që po udhëtonte me motor, ndërkohë që dyshohet se trupi i viktimës është gjymtuar, ndërsa pasagjeri që ishte me të është plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është  përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe  ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img